Kryeziu: Mospërfshirja e Bislimit edhe e Aliut në listë ishte zgjedhje personale e tyre

Aktuale

Kryeziu: Mospërfshirja e Bislimit edhe e Aliut në listë ishte zgjedhje personale e tyre

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 16:46
Arbëreshë Kryeziu-Hyseni

Listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit po komentohen gjerë e gjatë se kush u përfshi e kush u la jashtë listave.

Lëvizja Vetëvendosje, nuk përfshiu në listë dy nga figurat e saj, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi si dhe ministrin Liburn Aliu si dhe disa deputetë të tjerë. Asnjëri nga ta deri më tani nuk kanë komentuar mospërfshirjen e tyre në listë.

Por, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu tha për RTV21 tha se mospërfshirja e Bislimit, Aliut dhe të deputetëve të tjera ka qenë zgjedhje personale e tyre dhe nuk ka ndonjë arsye tjetër.

“Besnik Bislimi nuk ka qenë pjesë e listës as në zgjedhjet e kaluara përndryshe është shef i shtabit zgjedhor të VV-së tashmë e disa procese. Po mendoj që kjo ka qenë zgjedhje personale e profes njëjtë sikurse edhe kandidatëve të tjerë përfshirë edhe e ministrin Aliu dhe të tjerëve dhe nuk është se ata janë lënë jashtë listës për ndonjë arsye pse subjekti politik mund të mos të kishte qenë i kënaqur apo diçka tjetër me punën e tyre….

Jemi të vetëdijshëm të gjithë për pozicionin që ka aktualisht z. Bislimi të zëvendëskryeministrit të parë dhe udhëheqës i negociatave me Serbinë dhe kontributin tij ka qenë i jashtëzakonshëm në dialog dhe vazhdon deri në fund mandatit njëjtë sikurse edhe puna e ministrit Aliu prandaj këtu ka qenë një lloj tendence për tu dhënë ky kuptimi që kjo ndoshta ka qenë arsyeja që këta dy janë lënë jashtë liste. Por nuk janë lënë jashtë listës thjesht besoj ka qenë zgjedhje personale e tyre për të mos qenë pjesë e listës kësaj here, por për të qenë aty gjithmonë të gatshëm për të kontribuar për fitoren e radhës të VV. Unë besoj se s’ka mbete jashtë listës asnjë deputet që është deputet aktualisht. Sepse lista s’ka pasur vend për ta, unë besoj se kushdo që është jashtë listës sot ka qenë zgjedhje e tyre për arsye të ndryshme qe mund t’i pyesni ata”, tha Kyreziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat