Ftesa e Prokurorisë për Kurtin, Zyba kujton rastin e ish-prokurorit Elez Blakaj dhe ka një porosi për ish-pushtetet

Aktuale

Ftesa e Prokurorisë për Kurtin, Zyba kujton rastin e ish-prokurorit Elez Blakaj dhe ka një porosi për ish-pushtetet

Nga: M.L. Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 17:24
Albin Kurti dhe Sali Zyba

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Zyba nëpërmjet një postimi në Facebook ka rikujtuar arsyen e largimit nga Kosova të ish-prokurorit Elez Blakaj, që kishte ndodhuar pas hetimit dhe ngritjes së aktakuzave për keqpërdorimin në listat e veteranëve të rrejshëm.

Zyba ka thënë se Blakaj nuk kishte arritur t’i thërriste dëshmitarët dhe në vend se të ndiqeshin shkelësit, u ndoq ish prokurori nga Kosova.

Andaj, sipas deputetit ata që e ftuan kryeministrin në Prokurori, duan largimin e tij dhe rikthimin e tyre.

Postimi i plotë:

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakaj, u pat larguar nga Kosova në vitin 2018 pasi kishte hetuar dhe ngritur aktakuza për keqpërdorimet në rastin e njohur si “listat e veteranëve të rrejshëm”.

Ai nuk arriti me i thirrë dëshmitarët fare sepse dihej ku do të dërgoheshin ftesat. E në vend se të ndiqeshin shkelësit, u ndoq ai nga Kosova.

Gjashtë vjet po kalojnë dhe askush nuk u thirr për hetimet e ish prokurorit Blakaj.

Ftesa për ata mungon sepse mungojnë prokurorët që e hetojnë krimin. Këta që ja dërguan ftesën Kryeministrit, duan largimin tonë e rikthimin e tyre.

Por pas 09 shkurtit shkojnë së bashku: Konfiskimi i pajustifikuar i pasurisë dhe vetingu i justifikuar i drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat