Njohësit e drejtësisë thonë se ftesa e Prokurorisë për Kurtin nuk ia pamundëson kandidimin

Aktuale

Njohësit e drejtësisë thonë se ftesa e Prokurorisë për Kurtin nuk ia pamundëson kandidimin

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 17:52
Albin Kurti

E një ditë pas ftesës së Prokurorisë Speciale, kryeministri Kurti nuk ka treguar nëse do i përgjigjet kësaj ftesë në cilësinë e dëshmitarit. Kjo ftesë e Prokurorisë është për rastin e rezervave shtetërore. Njohësit e drejtësisë thonë se kjo ftesë nuk është e jashtëzakonshme. Andaj nuk ka nevojë për panik në publik.

Të hënën e 16 dhjetorit, ka marrë ftesë për tu paraqitur në cilësinë e dëshmitarit në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Burimet kanë bërë të ditur se shefi i Qeverisë, Albin Kurti është thirrur të dëgjohet për rastin e rezervave shtetërore-që ka të bëjë me veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Se a do t’i përgjigjet kësaj ftese pozitivisht nuk ka treguar të enjten kryeministri Kurti.

“E kam me nxitin sot”, ka deklaruar ai.

Për ish kryetarin e Gjykatës së Apelit, Hasan Shala nuk është diçka e jashtëzakonshme thirrja e kryeministrit për dëshmi.

Sipas Shalës, thirrja e tij në cilësinë e dëshmitarit nuk mund të bëhet pengesë për kandidimin e tij për deputet ose kryeministër për zgjedhjet e nëntë shkurtit.

“Unë mendoj që është duke u keqpërdorur kjo thirrje e Prokurorisë Speciale e dhënë për Kryeministrin për shkak që nuk është kurfar problemi. Unë mendoj që edhe kryeministri do i përgjigjet kësaj ftese dhe do të kontribuoj në zgjidhjen apo vërtetimin e drejtë të kësaj çështje se a kemi vepër penale apo s’kemi vepër penale ndaj këtyre të pandehurve që për momentin është duke u shfrytëzuar e drejta …”, ka deklaruar ish kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala.

E një thirrje të tillë të specifikuar nuk e ka parë asnjëherë avokati Naim Rudari.

Rudari thotë se në këtë aspekt, Kurti nuk u trajtua njëjtë sikur qytetarët e thjeshtë pasi shumica prej tyre ftohen për dëshmi në telefon.

Televizioni ka kërkuar edhe të dhëna shtesë nga Prokuroria Speciale e Kosovës për këtë thirrje, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë detaje.

Të pandehurit për rastin e rezervave shtetërore janë,  Ridvan Muharremi, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat