Qeveria ka njoftuar se Prokuroria Speciale e Kosovës ka ftuar kryeministrin Albin Kurti për të dëshmuar më 16 dhjetor.
Kjo ftesë lidhet me rastin e rezervave shtetërore, ku është implikuar edhe ministrja Rozeta Hajdari.
Avokati Mahmut Halimi, i cili është i përfshirë në këtë çështje si mbrojtës i njërit prej të dyshuarve (Ridvan Muharremit), ka kritikuar këtë zhvillim, duke e cilësuar si një përpjekje për të “krijuar diçka pa bazë ligjore”.
“Diçka nuk e kam të qartë. E ajo është, siç është njoftuar edhe opinioni, në kohën kur është caktuar paraburgimi treve, personave zyrtarë dhe zotit Ridvan. Kemi shtruar ankesat. Dhe Apeli ka vendosur me heq masën e paraburgimit dhe ajo çka është shumë me rëndësi e ka shpallur se ka mungesë të synimit të bazuar se një vepër e caktuar është kryer, gjegjësit vepra për të cilën at ngarkohen apo dyshohet”, ka thënë Halimi.
Ai shtoi se veprimet e Prokurorisë po ngjajnë më shumë me një përpjekje për të gjetur “një gjilpërë midis kashtës” dhe për të sajuar diçka që nuk ekziston.
“Shtrohet pyetja. Sa ka vlerë dhe me çfarë kompetenca tani, kur gjykata e shkallës ë dytë si instancë më e lartë e ka prish një vendim të tillë, e atë sa i përket aspektit fundamental, të ekzistim të dyshimit të bazuar. Pa dyshim të bazuar nuk ka vepër penale.
Mirëpo nuk ngjason ky veprim i prokurorisë më tepër sesa në atë që po kërkohet praktikisht një gjilpërë midis kashtës. Dhe po përpiqen me kriju ose me saju diçka”, ka shtuar Halimi.