Grupi i 37 rotativ i Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it nga Polonia ka zbarkuar sot në Kosovë.
Shefi i misionit evropian Giovanni Pietro Barbano ka falënderuar shtetin e Polonisë për mbështetjen e palëkundur në ruajtjen e stabilitetit të Kosovës.
“Njësia e Policore e Specializuar ka një ndikim kritik në mbështetjen e stabilitetit në Kosovë si reagues i dytë i sigurisë dhe në monitorimin e zhvillimeve të sigurisë.
Ishte një kënaqësi e madhe të mirëpresim sot rotacionin e 37-të të NJPS të EULEX-it.
Faleminderit Poloni për mbështetjen e patundur”, ka shkruar ai në X.