Gjyqtari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elldin Uglari, do të jetë kandidat për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Uglari do të jetë pjesë e listës së Unionit Socialdemokrat (SDU), që udhëhiqet nga Duda Balje dhe do ta ketë numrin 11 në këtë garë.
Tash e sa vite, Uglari ndan drejtësinë në ndeshjet që zhvillohen në kuadër të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Përpos në Kosovë, Uglari ka ndarë drejtësinë edhe në vendet ballkanike dhe ato evropiane. Ai mbanë stemën e FIBA-s dhe ka qenë pjesë edhe e Ligës Ballkanike dhe organizimeve të FIBA-s.
Përpos në basketboll, Uglari tash e sa muaj ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal.