Operacioni kundër trafikimit të armëve, ministri Sveçla përgëzon Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë

Aktuale

Operacioni kundër trafikimit të armëve, ministri Sveçla përgëzon Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 19:46
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përgëzuar Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë për aksionin e përbashkët, i cili rezultoi me goditjen e grupit kriminal që trafikonin armë.

“Vetëm duke bashkëpunuar dhe jo duke përkrahur krimin, vendet tona ecin përpara drejt rajonit stabil e të integruar në BE”, ka shkruar ndër të tjera ministri në Facebook.

Lidhur me këtë, Sveçla tha se ky është një shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer ndërmjet dy policive.

Postimi i plotë

Përgëzoj aksionin e përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Shqipërisë që rezultoi me goditjen e një grupi kriminal në kuadër të luftës së përbashkët të trafikimit të armëve.

64 armë zjarri të konfiskuara dhe mbi 20 shtetas të Kosovës dhe Shqipërisë të arrestuar është bilanci i këtij operacioni i cili është shembull i bashkëpunimit të shkëlqyer të policive tona.

Vetëm duke bashkëpunuar dhe jo duke përkrahur krimin, vendet tona ecin përpara drejt rajonit stabil e të integruar në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat