Osmani takohet me senatoren republikane, flasin për rëndësinë e koordinimit me SHBA-në

Aktuale

Osmani takohet me senatoren republikane, flasin për rëndësinë e koordinimit me SHBA-në

Më: 12 dhjetor 2024 Në ora: 20:11
Foto nga takimi

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me senatoren republikane, Joni Ernst.

Osmani tha se me Ernst folën për rëndësinë strategjike të koordinimit me ShBA-të, me qëllim të mbrojtjes dhe avancimit të përbashkëta strategjike.

“Siguria e paqja e qëndrueshme i shërbejnë edhe bashkëpunimit të shtuar ekonomik, si dhe atij në fusha të tjera të interesit të ndërsjellë, andaj mbetemi të përkushtuar për koordinim e komunikim të ngushtë në këtë drejtim”, shkroi Osmani.

E para e shtetit, gjatë qëndrimit të saj në ShBA, gjatë ditës ka zhvilluar edhe takime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat