Importi i mjeteve piroteknike në Kosovë shënon rënie

Aktuale

Importi i mjeteve piroteknike në Kosovë shënon rënie

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 09:28
Ilustrim

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka bërë të ditur se ka rënie të importit të mjeteve piroteknike, krahasuar me vitet paraprake.

Ai thotë se dikur kishte import me mbi 1 milion kilogramë të këtyre mjeteve, ndërsa këtë vit janë diku 440 kilogramë, me vlerë prej 800 mijë eurove.

“Importi i fishekzjarreve, sidomos në periudhën e fundvitit rritet pak më shumë, por mund të them se nëse krahasohet me periudhat paraprake, ne kemi një ulje”, tha Stavileci për emisionin “Ora Shtatë”.

“Në vitet e mëhershme kemi kaluar shifrën mbi 1 milion kilogram mjete piroteknike, brenda një periudhe të vitit, por tani kemi diku 440 mijë kilogramë të importuara, ndërsa vlera e tyre është dikur rreth 800 mijë euro”.

Sa i përket limitit të importit të mjeteve piroteknike, Stavileci thotë se nuk ka një të tillë, vetëm se duhet të kenë leje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat