Aksion i Policisë në Zubin Potok, bastisen dy lokacione

Aktuale

Aksion i Policisë në Zubin Potok, bastisen dy lokacione

Më: 13 dhjetor 2024 Në ora: 12:39
Veton Elshani

Policia e Kosovës ka kryer bastisje sot në dy lokacione në Zubin Potok.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori për veriun, Veton Elshani, i cili ka deklaruar se një person është duke u intervistuar si i dyshuar.

Tutje, ai ka bërë të ditur se gjatë aksioneve janë konfisku pajisje të policisë si uniformë, jelek antiplumb, radiolidhje edhe një pushkë gjuetie.

“Dy bastisje për përvetësim në detyrë. Një në Zubin Potok e një në Varage. 1 person është duke u intervistu si i dyshimt. Në mes tjerash janë konfisku pajisje të policisë si uniformë, jelek antiplumb, radiolidhje edhe një pushkë gjuetie“, ka deklaruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat