Përplasje e ashpër, Matoshi-Gashit: Mos kaj tash, ia keni nis mu viktimizu!

Aktuale

Përplasje e ashpër, Matoshi-Gashit: Mos kaj tash, ia keni nis mu viktimizu!

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 06:51
Blerim Gashi dhe Halil Matoshi

Një përplasje e ashpër ka ndodhur në “Politiko” mes analistëve politikë, Blerim Gashit dhe Halil Matoshit lidhur me vendimin e Partisë Demokratike të Kosovës për të dërguar 16 ligje në Gjykatën Kushtetuese.

Gashi ka thënë se dërgimi i ligjeve në Kushtetuese shpërfaq paaftësinë e opozitës për të bërë politikë vetë, pa ndihmën e një organi tjetër.

“Kjo situatë këtu që e kemi me Gjykatën Kushtetuese del dhe e vërteton jodomosdo naj ngjyrosje politike të gjykatës, por një paaftësi të opozitës me bo politikë vetë, pa i nimu babi”, ka thënë Gashi.

Megjithatë, ndaj një deklarimi të tillë ka reaguar ashpër gazetari Matoshi.

“Roli i opozitës është me kujdestaru dhe mos me lanë ligje të këqija. E kanë shfrytëzu institucionin ma kredibil të këtij vendi dhe e kanë çu në gjykatë”, ka thënë Matoshi.

“Cilin institucion ma kredibil? Po çfarë kredibiliteti ka ajo”, ka thënë Gashi.

“Gjyqësia Kushtetuese nuk iu përket turmave, por elitave. Mëso pak shkollë në këtë drejtim”, ka thënë Matoshi.

“Jo s’ju përket. E para se nuk e përfundova hala”, ka thënë Gashi.

“Mos kaj tash. Ia keni nis me u vetëviktimizu”, ka thënë Matoshi me ironi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat