MPJD: Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të përkushtuara drejt integrimit evropian

Aktuale

MPJD: Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të përkushtuara drejt integrimit evropian

Më: 14 dhjetor 2024 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Në margjina të Forumit Ndërkombëtar “Ulpiana”, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme Liza Gashi, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e saj maqedonas, Zoran Dimitrovski.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se Gashi e falënderoi Dimitrovski për pjesëmarrjen në forum dhe për angazhimin e tij të shtuar në intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Ajo theksoi rëndësinë e përbashkët të ndërtimit të platformave dhe projekteve konkrete që promovojnë integrimin e diasporës shqiptare dhe asaj maqedonase në zhvillimin e të të dyja vendeve. Të dy zëvendësministrat i vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat janë forcuar më tej përmes nënshkrimit të marrëveshjeve në kuadër të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive”.

“Gjithashtu, u diskutua për zhvillimin e konsultimeve politike ndërmjet dy Ministrive të Punëve të Jashtme, të planifikuara për vitin e ardhshëm, si një hap tjetër drejt thellimit të bashkëpunimit strategjik”, thuhet në njoftim

Palët theksuan përkushtimin e tyre për ta vazhduar dhe për ta zgjeruar bashkëpunimin, në politikat zhvillimore dhe ndërtimin e mekanizmave për bashkëpunim efektiv në disa fusha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat