Kandidatja e LDK-së për deputete, Jehona Lushaku-Sadriu ka vënë dyshime për keqpërdorime nga Ministria e Arsimit që drejtohet nga Arbërie Nagavci.
Ajo ka thënë se ka dëgjuar që njerëz nga diaspora kanë marrë para për blerjen e librave shkollorë.
“Blerja e librave buxhetit i ka kushtuar shumë më shumë. Sot nuk jemi të sigurt se krejt nxansat i kanë blerë librat. Sot nuk jemi të sigurt nëse mjetet janë shpërndarë te të gjithë prindërit”, ka thënë Lushaku.
“Ka edhe plot të tjerë që nuk jetojnë në Kosovë dhe kanë marrë subvencione. Ministria nuk i ka krijuar mekanizma për kontroll. Unë dëgjova plot në diasporë që kanë marrë para nga aplikimi. Kjo mund të jetë bërë me paramendim që t’i subvencionojnë për t’ua marrë votën më vonë”, ka thënë ajo.