Partia Nisma, në krye me Fatmir Limaj, kanë mbajtur tubimin e radhës në Vushtrri.
Në këtë tubim u prezantua, Xhevahire Izmaku, si kandidate për deputete, ku pjesmarrës ishin qinda vushtrrias.
”Vushtrria i dha një PO NISMA-së dhe kandidates tonë për deputete, Xhevahire Izmaku!”, ka shkruar Limaj.
Ai ka thënë se ky qytet ka nevoj për njerëz që veprojnë dhe kanë dëshmuar veten dhe aftësitë e tyre.
”Vushtrria ballafaqohet me sfida të ndryshme, dhe zgjidhjet për këto probleme mund të vijnë vetëm nga njerëz që janë të gatshëm të veprojnë, që kanë provuar dhe dëshmuar aftësitë e tyre për të sjellë ndryshime të vërteta dhe që kanë #veçVEPRA.”ka shkruar ai.