Kurti viziton në Slloveni shtëpinë e familjes Bruti, e lidhur me familjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Aktuale

Kurti viziton në Slloveni shtëpinë e familjes Bruti, e lidhur me familjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 06:55
Kurti ka bërë të ditur se dje ka qenë në zemër të sheshit Brolo të qytetit Kopër të Sllovenisë.

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se dje ka qenë në zemër të sheshit Brolo të qytetit Kopër të Sllovenisë.

Ai ka thënë se aty qëndron e ngritur shtëpia e familjes Bruti që nga viti 1714. Sipas tij, kjo familje e njohur shqiptare me lidhje familjare në Durrës, Lezhë e Ulqin, ndër të tjera e lidhur edhe me familjen e Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u vendosën përfundimisht në Kopër.

“Në Muzeun Rajonal të Koprit, sot vizitova ekspozitën mbi shtëpinë së familjes Bruti, kuruar nga Meliha Fajić, e që përmban piktura, libra, dokumente e objekte të kësaj familje. Përballë muzeut, Katedralja madhështore e Koprit, mban në piedestal altarin e restauruar nga artisti i famshëm i renesancës veneciane, Vittore Carpaccio, me titullin “Maria në fron me fëmijën dhe shenjtorët”. Këtë vepër madhështore nga viti 1516, e soditëm nga afër”.

“E vizita përfundoi në shtëpinë e Brutëve e cila që nga viti 1951 shërben si bibliotekë publike, për promovimin e librit “Shqiptarët e lashtë dhe krijimi i Istrias” me autor Peter Štoka dhe me përkthim nga doktor Pëllumb Qazimi. Promovimi i këtij publikimi që u mundësua nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Iliria” në Kopër në krye me Heset Ametin dhe nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni, mblodhi përfaqësues të shumtë të komunitetit dhe shoqatave shqiptare nga Sllovenia, Kroacia dhe nga Italia”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat