Selimi: Prej fillimit të mandatit e deri më tani janë investuar 270 milionë euro për blerje të armatimit

Aktuale

Selimi: Prej fillimit të mandatit e deri më tani janë investuar 270 milionë euro për blerje të armatimit

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 07:00
Shqipe Selimi

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi përmes postimit në Facebook ka treguar për ndryshimin që është bërë në FSK gjatë mandatit të VV-së.

Ajo ka thënë se tanimë ushtria e Kosovës nuk është e përkufizuar në numrin e ushtarëve.

Selimi ka shtuar se prej fillimit të mandatit e deri më tani janë investuar 270 milionë për blerje të armatimit.

Postimi i plotë:

Lëvizja VETËVENDOSJE! kishte mbështetur tri ligjet të cilat Forcës së Sigurisë së Kosovës i dhanë mandatin e ushtrisë më 14 dhjetor 2018. Madje, duhet theksuar se nga 91 amandamente, 77 ishin të deputetëve të LVV.

Asokohe ne ishim kundër kufizimit të numrit, mirëpo këtë e ndryshuam në vitin 2022, pra tani ushtria jonë nuk ka më kufizim në numër të ushtarëve.

Po ashtu, për të kuptuar më qartë gjendjen duhet themi se gjatë vitit 2018-2020 në ushtri për blerje të armatimit ishin investuar vetëm 3.6 milionë euro, ndërsa në mandatin tonë deri më tani janë investuar mbi 270 milionë euro vetëm për blerje të armatimit.

E edhe më fuqishëm do të vazhdohet në mandatin tjetër pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat