Kryeministri Kurti me mërgatën në Lubjanë: Vetëm bashkë e forcojmë shtetin

Aktuale

Kryeministri Kurti me mërgatën në Lubjanë: Vetëm bashkë e forcojmë shtetin

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 10:39
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë qëndrimit të tij në Lubjanë të Sllovenisë, është takuar edhe me mërgatën.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Kurti thotë se atje u njoh me historitë e suksesit të diasporës sonë të zellshme dhe punëtore.

“Pranë mërgatës, kudo dhe kurdoherë. Edhe në Lubjanë të Sllovenisë bashkëbiseduam dhe u njohëm me historitë e suksesit të diasporës sonë të zellshme dhe punëtore. Vetëm bashkë e forcojmë shtetin dhe përshpejtojmë zhvillimin.

Ekonomia, arsimi, mbrojtja e siguria, sundimi i ligjit, luftimi i krimit dhe korrupsionit e shumë fusha të tjera kanë përparuar gjatë qeverisjes sonë dhe e kemi obligim të vazhdojmë trajektoren e progresit dhe zhvillimit”, ka shkruar kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat