“Po i tërbon tre pushtuesit e shqiptarëve”/ Ngjela me paralajmërim të “fuqishëm”: Ky fenomen do të triumfojë së shpejti

Aktuale

“Po i tërbon tre pushtuesit e shqiptarëve”/ Ngjela me paralajmërim të “fuqishëm”: Ky fenomen do të triumfojë së shpejti

Nga: A.Zh Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 11:28
Spartak Ngjela

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, argumenton se historia e Shqipërisë ka qenë e ndërlikuar për shkak të përpjekjeve të pushtuesve për të kontrolluar udhëheqjen e vendit, shpesh duke vendosur njerëz të tyre në pushtet.

Në një postim në Facebook, ai thekson ndryshimet pozitive të kohës së sotme, duke përmendur themelimin e Kosovës si shtet të pavarur pas heroizmit shqiptar dhe mbështetjes nga SHBA, përcjell Bota sot.

Ngjela vlerëson rolin historik të Gjergj Kastriot Skënderbeut si simbol i rezistencës shqiptare dhe përmend betejat e shqiptarëve deri në pavarësinë e Kosovës në 2008.

Ai shprehet me optimizëm për të ardhmen, duke theksuar se bashkimi kombëtar dhe çështja e Çamërisë janë objektiva të mundshëm dhe të arritshëm.

Reagimi i plotë i Ngjelës:

Në çdo çast historik të një vendi të vogël dhe të rrethuar nga pushtuesit e territoreve të tij, pushtuesit duan të kenë njerëzit e tyre në krye të këtij vendi.

Kjo ka qenë edhe historia e hidhur e Shqipërisë.

Pushtues territoresh rrotull nesh, por edhe një shtet i quajtur Shqipëri në vitin 1912 që shpesh është drejtuar nga spiunë të Beogradit, Athinës dhe Moskës..

Po sot ku jemi?

Sot jemi shumë më ndryshe.

Pse?

Sepse ne shqiptarët kemi marrë edhe një shtet tjetër, Kosovën, që ka qenë e martirizuar nga hordhitë serbe për të zhdukur shqiptarinë, por që heroizmi i mirëfilltë shqiptar që vinte nga kastriotizmi, i rezistoi me sukses.

Kurrë nuk duhet ta harrojmë ne shqiptarët Gergj Kastriot Skënderbeun, sepse të gjitha luftërat që pas tij kanë bërë shqiptarët, që nga viti 1468 e deri në vitin 2008, kanë qenë me figurën e tij në ballë.

Sepse, po ta shohësh me një sy të thellë historik, e kupton që të gjitha këto luftëra heroike i ka drejtuar Gjergj Kastriot Skënderbeu. Dhe kjo i ka tërbuar e po i tërbon vijimisht të tre pushtuesit e territoreve shqiptare: Edhe serbët, edhe grekët, edhe maqedonasit.

Dhe ky është një fakt i ndritur historik që kanë mundur ta bëjnë vetëm shqiptarët.

Ja ku është shteti i dytë shqiptar ne 2 milionë shqiptarë - Kosova.

Por ka edhe më, sepse lirinë Kosovës ia dha edhe forca e madhe e ushtrisë amerikane që bombardoi Beogradin.

Dhe është një vlerë e madhe kjo për të gjithë shqiptarinë.

Dhe, po ta shohësh historinë e një populli me sakrificat dhe sukseset e tij, e kupton që radhën tani, në kuptimin tonë kombëtar për çlirim - e ka Çamëria, që po pritet si shtet shqiptar.

Prisni me optimizëm shqiptar dhe shikoni!

Sepse edhe bashkimi ynë kombëtar është një fenomen që do të triumfojë së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat