Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se llogaritë e Instagramit të kryetarit Lumir Abdixhiku dhe disa anëtarëve të tjerë janë sulmuar.
Bëhet fjalë për llogaritë e deputetes Doarsa Kica- Xhelili, kryetari të Forumit Rinor të LDK’së Paris Guri dhe disa kandidatëve për deputetë.
Në njoftim thuhet se është informuar edhe META.
“Këto llogari janë shënjestruar qëllimisht dhe në mënyrë të koordinuar, me qëllim dëmtimin e lirisë së shprehjes dhe ndërprerjen e procesit demokratik në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Dhjetëra mijëra pëlqime false janë dërguar në postimet e këtyre llogarive, duke qenë në përpjekje për të dëmtuar praninë tonë online dhe për të minuar integritetin e procesit zgjedhor”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se LDK është e gatshme që të ndërmarr masa ligjore për të zbuluar përgjegjësit e këtij sulmi.