Daut Haradinaj nga Gjermania: Diaspora po mobilizohet për t’i dhënë Kosovës një qeveri me vizion të qartë

Aktuale

Daut Haradinaj nga Gjermania: Diaspora po mobilizohet për t’i dhënë Kosovës një qeveri me vizion të qartë

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 15:27
Pamje nga takimi

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, sot ka vizituar bashkatdhetarët në Gjermani.

“Aleanca në përbërjen e saj në Gjermani ka njerëz me vlera të jashtëzakonshme, të dëshmuar në fusha të ndryshme me sukseset e tyre. E drejtuar nga Ukë Blakaj, është kthyer në adresë serioze për secilin bashkatdhetar dhe punë e arritur me shumë vendosmëri, po shndërrohet në sukses të përbashkët për shtepinë tonë, Aleancën. Sot së bashku me kolegë iu bashkuam takimit të rëndësishëm dhe tepër entuziast të degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – dega Baden Württemberg, me kryetar të saj, z. Pleurat Berisha, dhe kryetarët e nëndegëve; Arsim Zeiqraj – Pforzheim, Hasan Hadërgjonaj – Stuttgard, Kolë Gashi – Mannheim, Visar Gashi – Heilbroon, Hamëz Agaj – Ludwigsburg, Nazmi Gashi – Lörach, Valdet Qekaj Gopingen, Hasan, Hadergjonaj – Nurtingen, Gresa Pozhegu – Boblingen”, ka thënë Daut Haradinaj.

Sipas tij diaspora po mobilizohet për t'i dhënë Kosovës një qeveri me vizion të qartë.

“Diaspora jonë më shumë se çdo herë po mobilizohet për t’i dhënë Kosovës një qeveri me vizion të qartë në rrugën drejt NATO-s dhe duke kthyer besimin e Republikës në vlerat perëndimore, si për nga siguria poashtu edhe nga kualiteti i jetës”, është shprehur Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat