Kryetari i Leposaviqit i viziton policët e aksidentuar në Grabovc të Zveçanit

Aktuale

Kryetari i Leposaviqit i viziton policët e aksidentuar në Grabovc të Zveçanit

Më: 15 dhjetor 2024 Në ora: 22:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i ka vizituar policët e lënduar nga aksidenti i ndodhur dy ditë më parë në Grabovc të Zveçanit, e të cilët po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Hetemi ju uroi policëve shërim të shpejtë dhe të plotë, duke shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e shquar të tyre në ruajtjen e qetësisë dhe rendit publik, si dhe angazhimin e tyre të palodhur për sigurinë e qytetarëve.

“Policët tanë janë heroikë në detyrën e tyre, dhe në çdo moment të vështirë janë në shërbim të komunitetit”.

Ky aksident është një ngjarje e hidhur, por jam i sigurt që ata do të rikuperohen plotësisht dhe do të vazhdojnë të mbrojnë qytetarët tanë me të njëjtin përkushtim”, tha kryetari Hetemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat