Kryeministri Albin Kurti u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Përmes një videomesazhi, kreu i qeverisë i ka ftuar ata që ta shfrytëzojnë kohën e mbetur dhe të mos e humbin mundësinë që përmes votës së tyre të kontribuojnë, siç ka thënë ai për të ardhmen e Kosovës.
“Ne e kemi shprehur qartë rëndësinë të mërgatës në progresin e Republikës sonë.
Andaj një nga qëllimet tona më të larta të qeverisjes është t’ju shohim sa më shumë pjesëmarrës në jetën politike e sociale, ekonomike e kulturore të shtetit tonë”, ka thënë mes tjerash kreu i ekzekutivit.
Në videon më poshtë, Kurti ka ndarë detaje lidhur me regjistrimin: