Gazetari Robert Papa, në një intervistë në një emision televiziv, ka komentuar vendimin e Trump për të zgjedhur Richard Grenell si të dërguar për misione të posaçme ndërkombëtare.
Papa u shpreh se ky është një shpërblim që presidenti i zgjedhur Donald Trump po i bën Grenell, i cili nga ana e tij synonte postin e Sekretarit të Shtetit.
“Grenell do të ketë zyrën e tij në DASH dhe do të raportojë tek sekretari Rubbio. Në detyrën e tij mund të përfshihet edhe Kosova, megjithatë asgjë nuk është e përcaktuar. Duhet të përmendim faktin që Grenell ka qenë shumë pranë Trump gjatë fushatës për Presiencialet.
Në detyrën e mbajtur më parë në lidhje me Kosovën dhe Serbinë, Grenell kishte një orientim më shumë kah Vuçiçit, megjithatë mendoj se këtë radhë gjërat do të jenë ndryshe. Tashmë është Trump ai që i bën politikat. Trump pak ditë më parë pati edhe një takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, takim pak minutësh por domethënësi”, tha ai.
Gazetari foli edhe në lidhje me rëndësinë e mbajtjes larg të Rusisë nga Ballkani.
“SHBA ka projekt të lashtë 100 vjeçar për të mbajtur larg “ariun rus” nga ujërat e Adriatikut. Ka mbështetës në Kogres, Senat, është një investim i gjatë i bërë nga amerikanët ndaj nuk fiton dot teza e Vuçiq dhe mbështetëve të tij. Dihet shumë mirë kush është krimineli dhe viktima në rastin e Kosovës dhe Serbisë”, tha ajo.