Kjo është java e fundit e punës së Gjykatës Speciale para fillimit të pushimit dimëror.
Dhomat e Specializuara të Kosovës këtë javë do të mbajnë një konferencë mbi ecurinë e çështjes në rastin e ri gjyqësor "Thaçi dhe të tjerët", që ka të bëj me administrimin e drejtësisë.
Në urdhrin e caktimit, Gjykatësja Masselot, mes të tjerash, ftoi Thaçin dhe Smakajn që gjatë kësaj seance të vetëdeklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë. Nëse të akuzuarit vendosin që të mos vetëdeklarohen në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre më 17 dhjetor, Gjykatësja Masselot ka treguar synimin e saj për të kërkuar që vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e tyre të përfshihet në dosjen e çështjes deri më 7 janar 2025. Nëse vetëdeklarimi në lidhje me fajësinë ose pafajësinë e të akuzuarve nuk përfshihet në dosjen e çështjes deri në datën e lartcekur, Gjykatësja e procedurës paraprake, në përputhje me rregullën 95 të Rregullores, do të bëjë deklarimin në emër të tyre se janë të pafajshëm.
Po ashtu Specialja këtë javë do të mbajë edhe dy seanca në çështjen 'Januzi dhe të tjerët'.
Dhomat e Specializuara të Kosovë nga e hëna e ardhshme do të jenë në pushim dimëror, përkatësisht nga 23 dhjetori 2024 deri më 10 janar 2025.
Seancat do të fillojnë më 13 janar 2025.