Dy policët e lënduar nga aksidenti në veri pritet të lirohen nga spitali, tjetri do të operohet

Aktuale

Dy policët e lënduar nga aksidenti në veri pritet të lirohen nga spitali, tjetri do të operohet

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Dy nga tre policët e lënduar në veri të Kosovës pritet të lirohen në shtëpi, pas tretmanit mjekësor që kanë marrë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Ndërsa, sipas njoftimit nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), njëri prej prej policëve pritet të operohet në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale.

“Polici që është operuar si rast urgjent në kërcin e gjurit, në Klinikën e Ortopedisë, ka gjendje stabile shëndetësore dhe është në përkujdesje të stafit shëndetësor të kësaj klinike, pritet të lirohet gjatë ditës së nesërme. Ai ka marrë gjithë kujdesin e nevojshëm, kurse Klinika e Ortopedisë, për punën profesionale ka pranuar falënderim nga Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë e Kosovës, të cilët kanë përcjell edhe falenderimet e familjes së tij.

Ndërsa rasti tjetër që është trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, pas trajtimit, pritet që gjatë ditës të lirohet në shtëpi, në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat