Tahiri komenton ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj Kurtit

Aktuale

Tahiri komenton ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj Kurtit

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 13:11
Abelard Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se seancat e mbajtura më 5 dhjetor nuk kanë qenë të bojkotuara nga deputetët, por sipas tij, atyre iu pamundësua pjesëmarrja.

Ai tha se për këtë e ka kritikuar kryeparlamentarin Glauk Konjufca e poashtu edhe mazhorancën.

“Iu dhash vërejtje për mënyrën se si janë mbajtur ato seanca, është kundërshtim flagrant me rregulloren dhe kushtetutën e Kosovës, duke i dhunuar të drejtat e një deputeti për punën e tij në seanca plenare. Nuk ka qenë bojkotim i deputetëve, por na u pamundësua pjesëmarrja”, tha ai.

Më tutje, Tahiri tha se Kosova së shpejti do ta ketë një kryeministër të ri pasi në shkurt mbahen zgjedhjet e reja.

“Këta që po shkojnë kanë qenë të papjekur. Me këta njerëz, relacionet nuk mund të ndryshojnë, sanksionet do të vazhdojnë”, tha  Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë.

Deputeti i PDK-së, poashtu foli për ftesën e Prokurorisë Speciale ndaj kryeministrit Albin Kurti.

“Në radhë të parë është mesazh i keq për qytetarët se si e tejkalon kryeministri organin e akuzës dhe siç e dini që më bazë të Kushtetutës, pushtetet janë të ndara. Organi i akuzës është ai që ndalon keqpërdorimet dhe korrupsionin dhe me këtë rast organi i akuzës ka diçka për të sqaruar. Mendoj që është mesazh i keq ajo se çfarë është parë sot”, tha Tahiri pasi Kurti nuk shkoi në Prokurorinë Speciale pasi që gjendet jashtë vendit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat