Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot i ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Shëndetësisë. Hamza ka thënë se Sindikata e Shëndetësisë nuk po kërkon asgjë më shumë sesa atë që mjekët e meritojnë, përpos mbështetje të duhur dhe kushte që u mundësojnë të ofrojnë kujdes më të mirë dhe të shpëtojnë jetë.
Hamza përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se i mbështet kërkesat e Sindikatës së Shëndetësisë për ta prioritizuar mirëqenien e atyre që kujdesen për ne.
“Sindikata e Shëndetësisë nuk po kërkon asgjë më shumë sesa atë që mjekët e meritojnë: mbështetjen e duhur dhe kushtet që u mundësojnë të ofrojnë kujdes më të mirë dhe të shpëtojnë jetë. Rritje 50% të pagave për mjekët, infermierët dhe stafin tjetër shëndetësor. Investime në pajisje dhe teknologji moderne.
Një buxhet të qëndrueshëm për sektorin e shëndetësisë, duke garantuar ilaçe dhe shërbime cilësore. Sigurime shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës. Unë i mbështes kërkesat e Sindikatës së Shëndetësisë për ta prioritizuar mirëqenien e atyre që kujdesen për ne. #MaMirë”, ka shkruar Hamza.