Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj ka përfaqësuar Kosovën në festimet e ‘NATO Winter Gathering’ për nder të festave të fundvitit.
Zemaj përmes një postimi në “Facebook” për pjesëmarrjen e tij në festën e fundvitit ka thënë se është “moment reflektimi” ku forcohet lidhja e Kosovës me aleatët sikurse NATO-ja.
Ai ka shkruar se në momentet festive me miqtë dhe partnerët “kujtojmë çdo hap që hedhim përballë sfidave të përbashkëta na afron më shumë me një botë të sigurtë dhe ne paqe të qëndrueshme”.
“Është një kënaqësi e veçantë të përfaqësoj vendin tonë si pjesë e festimeve të sotme ne ‘NATO Winter Gathering’, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Mark Rutte ,DSG NATO Radmilla Shekerinska, CMC NATO Admiral Rob Bauer dhe strukturat tjera drejtuese civile dhe ushtarake të Aleancës, për nder të festave të fundvitit. Ky është një moment reflektimi dhe bashkëndjenjë, ku forcojmë lidhjet tona të forta dhe falenderojmë NATO-n për angazhimin për një të ardhme të sigurtë, paqe dhe stabilitet. Në këtë periudhë të fundvitit, kur po festojmë bashkë me miqtë dhe partnerët tanë, kujtojmë se çdo hap që hedhim përballë sfidave të përbashkëta na afron më shumë me një botë të sigurtë dhe ne paqe të qëndrueshme. Nga këtu NATO HQ, gëzuar festat e fundvitit dhe mirënjohje për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme për një të ardhme më të sigurtë për të gjithë!”, ka shkruar Zemaj.