Cana zhvillon takime në KiE: Kosova mundet më mirë në arenën ndërkombëtare

Aktuale

Cana zhvillon takime në KiE: Kosova mundet më mirë në arenën ndërkombëtare

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 18:05
Edon Cana

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Edon Cana ka bërë të ditur se ka zhvilluar “takime frytdhënëse” në Këshillin e Evropës.

Në një postim të bërë në Facebook, Cana thotë se bashkë me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova do të bëhet anëtare e plotë e KiE-së në maj të vitit 2025.

“Me Bedri Hamzën Kryeministër, Kosova do të bëhet anëtare e plotë e Këshillit të Europës në maj të vitit 2025, duke vendosur flamurin e Republikës së Kosovës përkrah flamujve të tjerë të shteteve europiane”, ka shkruar Cana në Facebook.

Tutje ai ka thënë se është krenar që si PDK kanë arritur të realizojnë disa hapa madhorë që siç thotë ai kanë hapur dyert për të ardhmen evropiane të Republikës së Kosovës për anëtarësim e plotë në KiE.

Ai shkruan se Kosova mundet më mirë dhe më fuqishëm në arenën ndërkombëtare.

“Jam krenar që gjatë mandatit tim kemi themeluar misionin tonë në Strasburg dhe kemi arritur anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Komisionin e Veneciës dhe në Bankën Zhvillimore të Këshillit të Europës. Këto hapa madhorë kanë hapur dyert për të ardhmen europiane të Republikës së Kosovës për anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Republikës së Kosovës në Këshillin e Europës.

Kosova mundet #Mamirë dhe #MaFuqishëm në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Edon Cana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat