“U nisa me testu KFOR-in”, Vokrri e zbulon kush janë dy ministrat që s’iu lejua hyrja në veri

Aktuale

“U nisa me testu KFOR-in”, Vokrri e zbulon kush janë dy ministrat që s’iu lejua hyrja në veri

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 18:39
Arbër Vokrri

Arbër Vokrri – Zv.ministër në MAPL njoftoi se ka pasur përvojë në vitin e kaluar që është kthyer nga trupat e KFOR-it hungarezë së bashku me kolegun Radojica Radomiroviq.

Vokrri u shpreh se “lista e zezë” e KFOR-it ka qenë edhe për disa zëvendësministra të emëruar vonë. Ai tha se nuk ka ndonjë arsye zyrtare se pse është themeluar kjo listë “e zezë” nga KFOR-i për disa persona që nuk iu lejohet hyrja në veri.

“Fillimisht i kanë futur disa nga figurat qeveritare më aktive në veti, Arbër Vokrri dhe Radojica Radomiroviq dhe pastaj përfundojë me gjithë qeverinë e Kosovës, përfshirë edhe zëvendësministrat e emëruar më vonë. Nuk ka pasur sqarim zyrtar se pse është formuluar kjo listë. Por sçarimet joformalisht atyre iu ka penguar se institucionet e Kosovës të funksiononin sipas ligjit.

Dhe përshtypja e krijuar nga kjo përvojë është se KFOR nuk i ka të gjitha brigadat apo njësitet në të njëjtën linjë të mendimit dhe veprimit. Ka shtete individuale që ndikojnë tek pjesa e tyre e ushtrisë në kuadër të KFOR-IT”, tha Vokrri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat