Themelimi i Speciales, Çitaku: Jemi mashtruar, qëllimi ka qenë i mirë

Aktuale

Themelimi i Speciales, Çitaku: Jemi mashtruar, qëllimi ka qenë i mirë

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 18:43
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka thënë se janë mashtruar sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale, pasi sipas saj themelimi i kësaj gjykate kishte qëllim të mirë.

“Unë mendoj se jemi mashtruar, sepse qëllimi ka qenë i mirë, kanë qenë disa akuza monstruoze, dhe secili prej nesh ka kërkuar që ato akuza të hetohen”, u shpreh Çitaku në emisionin “Dpt te Fidani”.

Ajo shton se krejt çka kërkohet është drejtësia, e se për këtë Gjykatë, ish-presidenti Hashim Thaçi e ka ditur se cak i parë do jetë ai.

“Ne nuk po kërkojmë që të ndërhyhet në drejtësi, që të devijohet drejtësia, ne po kërkojmë që të ketë drejtësi, dhe fatkeqësisht deri tani kemi parë shumë pak drejtësi. Hashim Thaçi e ka ditur shumë mirë se nëse miratohet Gjykata Speciale, në Parlamentin e Kosovës, caku i parë do të ishte ai, mirëpo për të, sikurse edhe në luftë, ashtu edhe në paqe, fati i Kosovës është shumë më i rëndësishëm, sesa fati i tij personal”, u shpreh ajo.

Sa i përket zhbërjes së Gjykatës Speciale, Çitaku u shpreh se tani është shumë vonë, megjithëse shton se ‘duhet të jemi  të kujdesshëm dhe duhet të kërkojmë vetëm drejtësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat