Daut Haradinaj për fabrikën e municionit: Gabim në hapa, u lanë anash kompanitë amerikane

Aktuale

Daut Haradinaj për fabrikën e municionit: Gabim në hapa, u lanë anash kompanitë amerikane

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 18:50
Daut Haradinaj

Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar nënshkrimin e kontratës për funksionimin e fabrikës së municionit në Kosovë.

Ai tha se kryeministri Kurti ka lënë në tavolinë një ofertë nga një kompani amerikane, derisa ka nënshkruar me kompaninë turke.

Postimi i plotë:

Është gjithmonë lajm i mirë kur Kosova avancon në sektorin e sigurisë dhe prodhimit të municionit. Por të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë, është gabim. Falënderues ndaj Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme, mirëpo çdo gjë që ka të bëjë me ushtri, municion e siguri - i jemi borxhli të përjetshëm Amerikës.

Gabim në hapa, njësoj sikur me energjetikë, me anulimin e kontratës me Contour Global për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re dhe me anulimin e projektit të gazsjellësit amerikan.

P.S.

Publiko kontratën Kryeministër!

Boll mo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat