Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj ka komentuar nënshkrimin e kontratës për funksionimin e fabrikës së municionit në Kosovë.
Ai tha se kryeministri Kurti ka lënë në tavolinë një ofertë nga një kompani amerikane, derisa ka nënshkruar me kompaninë turke.
Postimi i plotë:
Është gjithmonë lajm i mirë kur Kosova avancon në sektorin e sigurisë dhe prodhimit të municionit. Por të lihen anash kompanitë amerikane me letra mbi tavolinë, është gabim. Falënderues ndaj Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme, mirëpo çdo gjë që ka të bëjë me ushtri, municion e siguri - i jemi borxhli të përjetshëm Amerikës.
Gabim në hapa, njësoj sikur me energjetikë, me anulimin e kontratës me Contour Global për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re dhe me anulimin e projektit të gazsjellësit amerikan.
P.S.
Publiko kontratën Kryeministër!
Boll mo.