Ftesa që iu bë nga Prokuroria Speciale, ja se çka thotë Kurti

Aktuale

Ftesa që iu bë nga Prokuroria Speciale, ja se çka thotë Kurti

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 20:36
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sërish ka refuzuar të flasë në lidhje me ftesën që i është bërë nga Prokuroria Speciale në cilësinë e dëshmitarit, raporton KosovaPress.

Kurti theksoi se “Do të shkoj në orën 19:30 në një koncert në Sallën e Kuqe”.

“Do të shkoj në orën 19:30 në një koncert në Sallën e Kuqe”, ka thënë shkurt Kurti pas ngjarjes ku mori pjesë në promovimin e librit “Të burgosurit e ndërgjegjes: Memoare për politikën, burgun dhe torturën 1945-1999”.

Gjatë ditës së sotme, kryeministri Albin Kurti është pritur për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale por, zyra e kryeministrit e ka njoftuar Prokurorinë Speciale se shefi i ekzekutivit, ndodhet në udhëtim jashtë vendit dhe nuk mund të paraqitet.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në një përgjigje për KosovaPress, tha se Kurti ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpres prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat