Zëvendësministri i Drejtësisë: Kurti do t’i përgjigjet Prokurorisë, kryeministri ka status të privilegjuar

Aktuale

Zëvendësministri i Drejtësisë: Kurti do t’i përgjigjet Prokurorisë, kryeministri ka status të privilegjuar

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 21:15
Vigan Qorrolli

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli është shprehur i bindur se kryeministri i vendit, Albin Kurti do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale.

“Ajo çka është e sigurt në këtë moment është që kryeministri i Republikës së Kosovës do t’i përgjigjet pozitivisht sipas çdo etike politike dhe institucionale”, ka thënë Qorrolli.

Megjithatë, Qorrollli ka thënë se kjo do të ndodhë kur të përshtatet agjenda mes kryeminstrit dhe prokurorit përkatës, ndërsa ka theksuar se institucioni i Kryeministrisë është i privilegjuar kudo nëpër botë.

“Do t’i përgjigjet brenda kufijve të arsyeshmërisë kohore dhe ajo që lidhet me një agjendë të tij të përshtatshme për t’u marrë vesh të dy palët, për shkak se institucioni i kryeministrit gjithandej botës është i priviligjeruar dhe dakordimi për t’u marrë në pyetje për çështje të tilla atëherë është çështje e protokollit të dy agjendave, të prokurorit dhe kryeministrit”, ka thënë Qorrolli.

Ndryshe, kryeministri Kurti nuk është paraqitur këtë të hënë në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij në rastin e rezervave shtetërore. Megjithatë, ai ka shprehur gatishmërinë që t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga dy palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat