Qorrolli hedh dyshime se ftesa e Prokurorisë Speciale për Kurtin ka qenë e kurdisur: Gjah i shtrigave!

Aktuale

Qorrolli hedh dyshime se ftesa e Prokurorisë Speciale për Kurtin ka qenë e kurdisur: Gjah i shtrigave!

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 21:21
Vigan Qorrolli

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka komentuar mosparaqitjen e kryeministrit të vendit, Albin Kurtit në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore.

Qorrolli ka hedhur dyshime se ftesa e Prokurorisë Speciale ka qenë e planifikuar, pasi siç tha ai, kjo ka ndodhur pikërisht në ditën e publikimit të listave zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ky është një gjah pastërtisht i shtrigave që është bërë në ditën kur kryeministri  i Republikës së Kosovës ka qenë në mbledhjen e kryesisë së LVV-së, duke e finalizuar listën emërore prej 110 kandidatëve për zgjedhjet e shkurtit”, ka thënë Qorrolli.

Për më tepër, zëvendësministri i Drejtësisë ka vlerësuar se ftesa e Prokurorisë Speciale për Kurtin është joserioze, ngaqë sipas tij, nuk janë përmbajtur afatet procedurale.

“Është absolutisht joserioze prej anës së Prokurorit të Shtetit për arsye se janë afatet e procedurale kur prokurori bën një bën një orar të caktuar për t’i dëgjuar palët”, ka thënë Qorrolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat