Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar mosparaqitjen e Kryeministrit Kurti sot në Prokurorinë Speciale,
Ai gjatë tubimit të partisë në Drenas, u shpreh se kryeministri ka pasur vazhdimisht sjllje jo normale ndaj gjyqësorit, duke e sulmuar, në vend që ta përgëzoj u.d e Prokurorit.
“E kam vërejtë në vazhdimësi një sjellje jonormale të kryeministrit ndaj gjyqësorit, ju kujtohet në parlament e sulmonte, ushtruesin e detyrës së prokurorit, kandidat për kryeprokuror në kohën kur ai e arrestonte dikë për korrupsion, e sulmonte në vend që me e lavdëru e përgëzu që po e lufton korrupsionin”, u shpreh ai.
Haradinaj thotë se ai mosparaqitja e tij në prokurori nuk është një sinjal i mirë.
“Kemi pa edhe tendenca në një mënyrë apo në tjetrën të një vettingu, Kurti në vazhdimësi ka folë për disa ligje, për sekuestrim të pasurisë për vetting për gjyqtarë, prokurorë, e përtej, mirëpo kur vjen puna me e bo një sakrificë ma të voglën që nuk është e madhe, ju lutem e e respektu gjyqësorin me u çu me shku deri në zyre të prokurorisë, dëshmitar, nuk shkoi, nuk është sinjal i mirë, ju lutem”, tha kreu i AAK-së.
Gjykata Speciale po ashtu u përmend nga Haradinaj, duke thënë se Kurti në kohën kur po bëhej kjo gjykatë ai iu tha se nuk jeni të denjë për shtet ligjor dhe nuk e respektoni gjyqësorin.
“Në të kaluarën kur kanë deshtë me na bo këtë gjykatën speciale disa shembuj që ky na i ka qitë përpara, na ka thanë ju nuk jeni të denjë për shtet ligjor, për gjyqësor të mirëfilltë, nuk respektoni gjyqësorin dhe rezultati i kësaj, ne po duhet me ua ba ligjin, imagjinoni çfarë shembulli i keq është, kryeministrii vendit nuk shkon me u përgjigj, në bazë të ligjit në gjykatë, në prokurori, e ka ba një shkelje, ne nuk do të sillemi kështu, unë nuk mendoj që problemi është tek gjyqësori jonë, problemi është tjetërkund, problemi është që ne kur na bjen mirë e respektojmë ligjin, kur na bjen keq nuk dojm, pra rasti i kryeministrit po flas, unë jam i bindur që gjyqësori yë është i mirë edhe meriton tana të mirat, meriton mbështetje n tonë ashtu siç janë policët tanë, ushtratë tanë, por po ashtu duhet të ruajmë edhe ndarjen e pushteteve edhe do të sillemi në përputhje me të drejtat që ia kemi dediku vetes edhe qytetarëve tanë në vend”, tha Haradinaj.