Bajqinovci: PDK dhe LDK i kanë dërguar ligjet më të rëndësishme për shtetin dhe popullin në Gjykatën Kushtetuese

Aktuale

Bajqinovci: PDK dhe LDK i kanë dërguar ligjet më të rëndësishme për shtetin dhe popullin në Gjykatën Kushtetuese

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 21:49
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se dy partitë më të mëdha opozitare PDK dhe LDK kanë dërguar ligjet më të rëndësishme për shtetin në Gjykatën Kushtetuese.

“Dhe tani, përballë frikës nga mbështetja e madhe që Lëvizja VETËVENDOSJE! gëzon te qytetarët, nuk po gjejnë mënyrë që edhe kandidimin tonë për deputetë nga radhët e LVV-se të përpiqen ta ndalojnë përmes këtij institucion”, ka shkruar ai.

Bajqinovci ka thënë se këto përpjekje të tyre për të manipuluar sistemin e drejtësisë dhe për të penguar vullnetin demokratik tregojnë vetëm një gjë: ata e dinë që përballja e ndershme me ne në zgjedhje është e pamundur për ta.

Postimi i plotë:

PDK dhe LDK i kanë dërguar ligjet më të rëndësishme për shtetin dhe popullin në Gjykatën Kushtetuese.

Dhe tani, përballë frikës nga mbështetja e madhe që Lëvizja VETËVENDOSJE! gëzon te qytetarët, nuk po gjejnë mënyrë që edhe kandidimin tonë për deputetë nga radhët e LVV-se të përpiqen ta ndalojnë përmes këtij institucioni.

Këto përpjekje të tyre për të manipuluar sistemin e drejtësisë dhe për të penguar vullnetin demokratik tregojnë vetëm një gjë: ata e dinë që përballja e ndershme me ne në zgjedhje është e pamundur për ta.

Por qytetarët janë të vetëdijshëm. Ata e dinë kush ka punuar për të ndërtuar shtetin dhe kush e ka shkatërruar atë për vite me radhë. Ne jemi të përkushtuar t’i shërbejmë drejtësisë dhe demokracisë, duke mbrojtur të drejtën e secilit për përfaqësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat