Manxhuka: Lëvizja Vetëvendosje i hynë garës për 500 mijë vota

Aktuale

Manxhuka: Lëvizja Vetëvendosje i hynë garës për 500 mijë vota

Nga: N. Sh. Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 22:03
Arlind Manxhuka

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, thotë se LVV-ja në këto zgjedhje i hynë garës për të fituar 500 mijë vota.

Krejt kjo sipas tij është për të vazhduar reformat e nisura thelbësore dhe të mos jetë e varme nga “Klubi i Stërvjetëruar e Lista Serbe”, si dhe për të vazhduar për të çuar projektet e nisura përpara.

“VETËVENDOSJE! për të vazhduar me reformat e nisura thelbësore, që të vazhdojë të jetë e mosvarme nga Klubi i Stërvjetëruar e Lista Serbe, për të vazhduar fuqishëm e për të çuar përpara projektet e nisura dhe ato të reja i hynë garës për 500 mijë vota.

VETËVENDOSJE! 500K votues”, shkruan Manxhuka në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat