Veprimtari i LDK-së, Halil Geci ka folur për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai shprehet se, fuqia elektorale e Albin Kurtit në zgjedhjet që po vijnë është e madhe, dhe edhe njëherë do t’i shkelë opozitarët.
Geci thotë se, Kosovës i duhen koalicione që e zhbllokojnë ngërçin politik, padyshim se sipas gjasave dhe sondazheve, zgjedhjet do t’i fitojë Kurti dhe VV-ja.
“Koalicioni fitues në këtë rast, padyshim se do të jetë Kurti dhe VV-ja e cila edhe nëse VV fiton me mbi 70%, medoemos i duhet koalicioni me PDK-në dhe ja arseyja: Kurti derisa ishte në opozitë, u mundua t’i ndalonte tradhtitë që i bënë LDK-PDK Kosovës edhe pse me gjithë forcën që kishte Kurti u mundua që përmes revoltave dhe protestave t’i ndalojë këto tradhti duke hedhur gurë e gaz, me qëllimin e vetëm që t’mos dëmtohet Kosova në këte masë, por megjithatë, nuk ia doli. Në fillim tentimin e ndarjes, e ndaloi Haradinaj, Zajednicën me kompetenca ekzekutive, ekstraterritoret për Manastiret, si dhe humbjen e 8226 h tokë Malit të Zi, si dhe për një mori të ligash që i bënë opozitarët e sotëm atdheut, Kurti nuk pati mundësi t’i ndalojë”, thotë ai.
Geci shton se, PDK dhe LDK, së bashku me liderët e tyre vendosën që t’ia jepnin peshqesh Serbisë veriun, për t’ia dërguar amanetin Rankoviçit, ku e patën lodhur Kosovën, dhe si shpërblim i këtyre tradhtive, opozitarët shkuan në shtëpi dhe VV fitoi mbi 50% në parlament.
“Derisa ishte në opozitë, Kurti mendonte se marrëveshjet ndërkombëtare që i bënë tradhtarët e atdheut, po erdhi në pushtet, mund t’i stoponte…! Kur erdhi në pushtet, Kurti pa se opozitarizmi dhe pushteti kanë dallim, ngase u desh të përballet me tradhtitë e ish pushtetarëve që ia bënë Kosovës në marrëveshjet e këqija gjatë bisedimeve, me ndërmjetësimin e BE-së. Kurti e pa se bisedimet me Serbinë zhvillohen me ndërmjetësimin dhe mbikqyrjen e buldozherëve politikë të planetit dhe se marrëveshjet paraprake me ndërkombëtarët si ndërmjetësues dhe si garantues një anë, dhe të zgjedhurit e popullit në tjetrën, nuk ka mundësi të mos zbatohen, e në këtë mandat të Kurtit, u ballafaqua në kundërshtim të fuqishëm me tradhtinë që i bënë tradhtarët atdheut”, thotë ai.
Geci më tej pohon se, kur u ballafaqua Kurti me këto tradhti në bisedime, e pa se nuk ka kush i kthen mbrapa marrëveshjet.
“Ai e pa që marrëveshjet Thaçi – Vuçiq kthehen vetëm në qoftë se edhe njëherë fillon një luftë e re dhe bisedimet të rifillojnë nga një zero e madhe, ose mund ta dëmtojë Kosovën, në të kundërtën, Kurtit i duhet koalicioni me PDK-në për ta nënshkruar tradhtinë që PDK dhe ish lideri i tyre Hashimi së bashku me LDK-në, ia bënë atdheut. Këtë tradhti Kurti nuk do ta miratojë për asnjë kusht. Prandaj VV-së i duhet koalicioni me PDK-në, ngase vetëm ata që e kanë nënshkruar dhe miratuar në parlament këtë tradhti mund t’i kapitalizojnë dhe t’i miratojnë me legjislativë, e kjo është PDK-ja”, potencon ai.
Geci pohon se, këtë tradhti Kurti nuk e nënshkruan, prandaj mendon se patjetër do të ndodhë marrëveshja e koalicionit, që Kurti pas një viti të jetë president dhe Hamza kryeministër.
“Menjëherë pas marrëveshjes, VV-ja do ta prishë koalicionin, do të mbahen zgjedhje të reja dhe Kurti nuk do ta mbajë mbi supet e veta barrën e tradhtisë. Të gjitha këto që i ceka, janë dëshmi e vizionit tim për një të ardhme të afërt duke e pare se si po rrjedhin gjërat dhe duke e përcjellë vazhdën e tyre”, përfundon Halil Geci.