Grainca: Ftesa për Kryeministrin Kurti nga Prokuroria Speciale vetëm e rastësishme nuk mund të jetë

Aktuale

Grainca: Ftesa për Kryeministrin Kurti nga Prokuroria Speciale vetëm e rastësishme nuk mund të jetë

Më: 16 dhjetor 2024 Në ora: 22:52
Adelina Grainca

Deputetja e VV’së, Adelina Grainca, ka reaguar rreth ftesës së Prokurorisë Speciale dërguar kryeministrit Kurti.

Sipas Graincës kjo ftesë vetëm e rastësishme nuk është.

“Ftesa për Kryeministrin Kurti nga Prokuroria Speciale vetëm e rastësishme nuk mund të jetë. Qëllimi po dihet nga të gjithë e sinkronizimi po shihet qartë nga secili. Nuk ka gabim më të madh se të tentohet të pengohet demokracia me mjete të (pa)drejtësisë.

Populli gjithnjë ka ditur të përgjigjet me vendosmëri kur i ka vërejtur tendencat për t’ia deformuar vullnetin atij!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat