Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një postim në Facebook ka thënë se partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje kërkon 500 mijë vota në këto zgjedhje.
Ajo shkruan se këto vota janë pragu për pavarësi nga Lista serbe e elita e vjetër e korruptuar.
Postimi i plotë:
500 mijë vota është pragu për pavarësi nga Lista serbe e elita e vjetër e korruptuar. Është fuqia për të vazhduar reformën tonë të thellë përpara. VVazhdojmë garën për 500k vota.