Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar të hënën marrëveshje me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, ‘Makine ve Kimya Endüstrisi”, për themelimin e një fabrike të municioneve në Kosovë.
Për këtë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kjo është një marrëveshje shumë e rëndësishme për vendin, derisa ka treguar edhe për llojin e municioneve që synohet të prodhohen.
“Kjo kompani ka një traditë rreth 500 vjeçare të prodhimit të armëve… Kjo kompani ka shfaqur gatishmërinë që me mbështet Kosovën në ndërtimin e fabrikës. Është marrëveshje shumë e rëndësishme për vendin tonë, veçanërisht për industrinë e mbrojtjes. Ne jemi të fokusuar në dy prej municioneve që shpenzohen më së shumti gjatë trajtimeve dhe operacioneve në njësitë ushtarake në atë 5.56 milimetra, që është një municion standard për armët e këmbësorisë si dhe municioni 7.62 milimetra që është municion që përdoret në mitrolezët e lehtë…”, ka deklaruar ai.
Tutje, ai ka deklaruar se për shkak të ndjeshmërisë nuk mund që të tregojë një afat specifik për funksionalizimin e kësaj fabrike, por ka thënë se mund të kalojë mbi një vit.
“Për shkak të ndjeshmërisë që ka kontrata e kam të pamundur të jap një afat specifik kohore, mirëpo nuk do të marrë kohë gjatë funksionalizimi i kësaj fabrike. E shumta që mund të kalojë, është mbi një vit dhe me pak se dy vite”, ka thënë ai.
Më tej, ai nënshkrimi i kontratës së sotme nuk të bëje me zhvillimin e konceptit për dizajnimin e dronëve, por kontrata është ekskluzivisht për prodhimin e municioneve.