U zgjodh emisar special, Shkëlzen Gashi befason me fjalët për Grenell-in!

Aktuale

U zgjodh emisar special, Shkëlzen Gashi befason me fjalët për Grenell-in!

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 06:28
Shkëlzen Gashi

Aktivisti  dhe publicisti Shkëlzen Gashi ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku ka komentuar se si është pritur lajmi për emërimin e Richard Grenell si emisar special i Shtëpisë së Bardhë për misione ndërkombëtare në Ballkan.

Gashi tha se ende nuk dihet nëse ka për të qenë ai përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin dhe për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, por fakti që këtë gjë e kanë thënë mediat e huaja prestigjioze ka gjasa që kjo të jetë e vërtet. Sipas tij partitë opozitare në Kosovë, janë të entuziazmuara pasi Grenell është kundër Kurtit.

Nga ana tjetër sipas tij në Lëvizjen Vetëvendosje ka pasur një situatë më të tensionuar.

“Nëse Trump e emëron Grenell si përfaqësues të tij për dialogun Kosovë-Serbi, natyrisht do të ketë presion, pasi Grenell është shumë i afërt me Serbinë dhe gjatë këtyre 4 viteve që nuk ka qenë në pushtet dhe Kurti ka qenë kryeministër, ai ka bërë një mori statusesh në rrjetet sociale duke përdorur një gjuhë tepër të ashpër e fyese kundër kryeministrit të Kosovës. Tashmë i ka fshirë ato. Dhe diçka tjetër, është me rëndësi që të përmendim që kryeministri Kurti nuk është marrë kurrë me Grenellin, nuk i është përgjigjur kurrë statuseve të tij.

Nga ana tjetër duhet të kujtojmë se Grenell ka marrë një çmim nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe motivacioni i këtij çmimi është për kontributin e tij për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit të marrëdhënieve miqësore mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”,-tha Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat