Pozita e re e Grenellit në administratën amerikane, politologu: Ja si do ndikojë zgjedhja e tij për Kosovën

Aktuale

Pozita e re e Grenellit në administratën amerikane, politologu: Ja si do ndikojë zgjedhja e tij për Kosovën

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 06:49
Richard Grenell

Analisti dhe politologu Fitim Zekthi ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” ku foli për ndikimin që mund të ketë zgjedhja e Richard Grenell si emisar i politikës së jashtme të SHBA për Ballkanin.

Ai tha se Grenell ndonëse ka pikëpamje të pamohueshme pro-serbe nuk mund të ketë ndonjë ndikim të madhë pasi politika e jashtme e SHBA-së drejtohet nga disa aktor të mëdhenj.

“Ai është absolutisht pro-serb. Nuk ka asnjë mëdyshje për këtë. Në mënyrën se si ai i është qasur çështjes së Kosovës ai ka qenë totalisht, pro-serb. Por unë mendoj se Grenell është një njeri shumë i pafuqishëm që të ketë ndikim te kjo gjë.

Vendimarrja në SHBA për çështjen e politikës së jashtëm janë shumë aktor, të paktën katër entitete të fuqishmë, Shtëpia e Bardhë, Departamenti i Shtetit, Kongresi dhe Senati, pra të dyja dhomat dhe grupi gjigant i Pentagonit.

Tjetra, nëse shikojmë emërimet e Donald Trump shikojmë që Sekretari i shtetit, Këshilltari për sigurinë kombëtare dhe Ambasadorja e OKB-së, tre figura që kanë qasje intervenuese, jo izolicioniste siç është Grenell”,-tha Zekthi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat