Në Debat nga Alba Alishani u diskutua për thirrjen e Albin Kurtit për të dëshmuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Analisti Arbnor Sadiku bëri një krahasim të drejtësisë në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi, duke thënë se diferencat janë shumë të mëdha.
“Kosova ka ndërtuar një sistem të mbështetur nga ndërkombëtarët, i cili ka qenë shumë i pavarur nga pushtet që kanë qenë në Kosovë. Në Shqipëri, ajo që sheh natën Edi Rama bëhet ditën realitet. Në Serbi është edhe më keq, shefi i shtetit nuk është njeriu që lufton mafien, por është babai i mafies.
Ndërkohë, Kosova duke qenë se e ka ndërtuar sistemin e saj në bashkëpunim me ndërkombëtarët. Gjykata Kushtetuese ka pasur pushtet ndërkombëtar, por edhe bashkëpunim me ndërkombëtarët. Deri tani janë kthyer mbi 9 ligje qeverisë së Kosovës, gjasat janë që edhe 20 të tjera t’i kthejë sepse nuk janë debatuar me opozitën dhe shoqërinë civile. Më tregoni një rast në Shqipëri apo në vendet e tjera fqinje”, tha analisti.