“Kurti, më i panjollosuri”, Nesho me deklaratë të fortë: Gjysmë kau gatuhej në kuzhinën e...

Aktuale

“Kurti, më i panjollosuri”, Nesho me deklaratë të fortë: Gjysmë kau gatuhej në kuzhinën e...

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 06:58
Albin Kurti

Diplomati Agim Nesho është shprehur se masa e Prokurorisë Speciale për të thirrur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të dëshmuar për një çështje të një vartësi të tij, ndoshta është pak e tepruar në këtë moment parazgjedhor.

Komentet Nesho i bëri në emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, ku tha se deri më sot Kurti është njeriu më i panjollosur nga korrupsioni në Kosovë.

Ai tha gjithashtu se për qeveritë e mëparshme ka dëgjuar se brenda kabinetit gatuanin edhe gjysmë kau për persona të tjerë, si dhe blinin toka me nga 2 ose 3 dollarë.

“Në fakt Kurti është njeriu i njohur si më i panjollosuri krahasuar me administratat e mëparshme. Kam dëgjuar gjëra nga më të habitshmet, ku deri në kuzhinë brenda institucioneve qeveritare ku një gjysëm kau gatuhej për të tjerët, ku bliheshin tokat nga autoritetet kryesore nga 2 dollarë e 3 dollarë. Për Kurtin nuk e kemi dëgjuar këtë gjë.

Ndërsa për çëshjen konkrete, është një hetim që bëhet ndaj një anëtari të qeverisë, ku duan të marrin në kushtet e dëshmitarit edhe kryeministrit. Kjo bëhet para situatës zgjedhore. Ka shumë segmente, dihet jeta politike, dhe ne shqiptarët kemi qejf që të vëmë gishtin se kundërshtari politik është i korruptuar.

Nëse argumenti i thirrjes së kryeministrit është thjeshtë një evidentim faktesh, mund të ishte gjetur një zgjidhje. Në kushtet e bëra, ndoshta do të tregojë se masa që kanë marrë është shumë më tepër se një masë për bashkëpunim”, tha Nesho.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat