Një takim i ri në nivelin e negociatorëve do të mbahet nesër në Bruksel. Sipas zyrtarëve të BE-së në takim do të diskutohen një varg çështjesh përfshirë zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve. Njohësi i zhvillimeve politike Fitim Mulolli tha se nuk është momenti adekuat për ndonjë marrëveshje të madhe ose për ndonjë hap më të madh drejt zbatimit të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Sipas tij takimi pritet të fokusohet rreth progresit eventual e të shikohet ndonjë detaj tektik i zbatimit të marrëveshjeve të mëparshme.
Ai thotë se arsyeja për këtë është fakti që Kosova është në një fazë paraelekotrale dhe i gjithë fokusi është në atë drejtim.
"Gjithashtu edhe sipas modelit demokratik të qeverisjes, nga momenti i shpalljes së zgjedhjeve edhe qeveria aktuale nuk ka më legjitimitet për të marrë vendime të mëdha, prandaj nuk rekomandohet as në aspektin demokratik që të mërret ndonjë vendim i madh në dialog në këtë rast", tha Mulolli në "Lajmet e fundit".
E duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që konsiderohet si kusht për Kosovën për proceset e anëtarësimit në struktural euroatlantike, Mulolli tha se në institucionet e BE-së ka ndryshime pozitive, dhe se Kosova duhet të dijë t'i shfrytëzojë të dy diplomatët e rinj, Presidentin e Këshillit Evropian dhe Përfaqësuesen për Politikë të Jashte dhe Siguri, ish kryeministren estoneze Kallas.
"Kemi një momentum pozitiv në këtë drejtim sepse kemi dy ish kryeministra, një ish kryeministër të Portugalisë dhe një ish kryeministre të Estonisë të cilët janë në pozita vendimtare në Bashkimin Evropian. Portugalia ka pasur gjithmonë poziticin pozitiv ndaj Republikës së Kosovës, e ka njohur mjaft shpejt shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Në anën tjetër zonja Kallas e njeh jashtzakonisht mirë politikën destruktive ruse. Kallas ka ngritur zërin ndër të parat për t'i dalë në ndihmë Ukrainës. Prandaj qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë e mençur që t'i shfrytëzojë në favor këta dy diplomatë me përvojë të jashtëzakonshme politike sepse ata janë të predestinuar të jenë pro-perendimor dhe anti-rus", deklaroi Fitim Mulolli.