Sapo është operuar dhe ka dalë nga salla njëri prej tre policëve që po trajtohen në QKUK pas vetaksidentit që ndodhi në Zveçan.
41-vjeçari I.M. ka pasur lëndim të kockave të fytyrës.
Sipas burimeve të medias brenda QKUK-së bëhet e ditur se çdo gjë ka shkuar në rregull gjatë operacionit dhe se gjendja e tij është stabile.
Dy policë të tjerë të lënduar raportohet se pritet të lirohen në shtëpi.