Operohet njëri nga policët e aksidentuar në veri

Aktuale

Operohet njëri nga policët e aksidentuar në veri

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Sapo është operuar dhe ka dalë nga salla njëri prej tre policëve që po trajtohen në QKUK pas vetaksidentit që ndodhi në Zveçan.

41-vjeçari I.M. ka pasur lëndim të kockave të fytyrës.

Sipas burimeve të medias brenda QKUK-së bëhet e ditur se çdo gjë ka shkuar në rregull gjatë operacionit dhe se gjendja e tij është stabile.

Dy policë të tjerë të lënduar raportohet se pritet të lirohen në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat